Nesër takim në Zveçan rreth themelimit të Asociacionit (Dokument)
Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës do të mbajnë nesër një takim me anëtarët e ekipit drejtues për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe.
Lajme
Sipas një njoftimi për media, takimi do të mbahet nesër në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Zveçanit.
Në këtë takim pritet të vijë edhe një zyrtar i lartë i Qeverisë së Serbisë.
Bëhet fjalë për ndihmës-drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Për pjesëmarrjen e Petkoviqit ka njoftuar Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Kallxo.com