Trafikoi si prostitutë në Kosovë 24-vjeçaren, arrestohet e dënuara me 15 vite burg

Policia e Tropojës ka arrestuar një 57-vjeçare të dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 15 vjet burg, për trafikim të personave.

Lajme

07/04/2018 12:03

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Gjyle Hajdaraj nga Bajram Curri. “Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “Trafikimi i personave”, njofton policia.

Bashkë me një tjetër person Hadaraj është dënuar pasi ka trafikuar në Kosovë një 24-vjeçare nga Tropoja e cila punonte si kamariere dhe prostitutë në disa lokale në shtetin fqinj./Top Channel