Përgjysmohen rezervat e shtetit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka raportuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe atij të Mbikëqyrjes së Financave Publike.
Lajme
Anëtarët e të dyja komisioneve kërkuan nga ministri llogari për shpenzimet e paparashikuar të rezervave shtetërore.
Ai ka thënë se e ka ngritur këtë shqetësim dhe se sipas tij ky vit nuk dallon sa i përket këtyre shpenzimeve nga vitet paraprake, sidomos nga viti 2013.
Për vetëm dy muaj operim nga 4.8 milionë sa ishin rezervë 2.8 milionë tashmë janë shpenzuar, njofton Klan Kosova.