Gjashtë të vdekur pas shpërthimit në kompleksin kimik në Çeki
Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një kompleks kimik në Republikën Çeke.
Lajme
Sipas raportimeve lokale shpërthimi ka ndodhur në një objekt të “Unipetrol” në qytetin Kralupy nad Vltavou në veri të kryeqytetit, Pragë.
Gjithashtu është bërë e ditur se disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.
Policia dhe ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.