Shyhrete Behluli dhe Gold AG bashkë në duet për të tretën herë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shyhrete Behluli dhe reperi Gold AG po vijnë sërish me një projekt të përbashkët muzikor.

ShowBiz

21/03/2018 14:58

Pas suksesit që kanë pasur me dy këngët e para të realizuara, ‘Dashnia e nanës’ dhe ‘Vëlla e motër’ , ata kanë menduar të sjellin edhe një projekt surpriz për fansat e tyre, shkruan lajmi.net

E kontaktuar nga lajmi.net, Shyhrete Behluli tha se kënga do të publikohet shumë shpejt mirëpo nuk ka dashur të jap detaje të tjera rreth saj.

Ajo gjithashtu ka shtuar se po presin që edhe kënga e radhës ta ketë suksesin e atyre të lartëpërmendura, prandaj kjo ishte edhe ideja e bashkëpunimit.

Ndryshe projekti i fundit solo që solli Shyhrete Behluli ka qenë kënga ‘Bijat’ por pa videoklip, e ai i reperit Gold AG ishte bashkëpunimi me Hysni Klinkakun, kënga ‘Djali i ushtarit’ i realizur edhe në anën vizuele./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player