Gjaku nuk tretet me rishkrim të historisë!

Prapë po aktualizohet kjo tema e rishikimit (ndryshimit) të një pjese të historisë së shqiptarëve.

Lajme

10/03/2018 17:51

Unë do te thosha që është më mirë të derdhen fonde në gërmimin e Ulpianës, të gjenerojmë të ardhura nga turizmi, e pse jo edhe të krenohemi me të kaluarën tonë antike, ashtu sikurse bëjnë popujt tjerë rreth nesh, madje duke na vjedhur trashëgiminë tonë, përfshi edhe shumë kisha e manastire që sot quhen serbe e greke.

Për doktoraturë, historianëve do t’ua paguaja qëndrimin njëvjeçar ne arkivat e Stambollit, Vatikanit, Romës, Londrës, Vjenës e Moskës, e nëse piqen kushtet edhe ne Athine e Beograd. Te gjitha këto qendra kane te dhëna ende te panjohura për historinë e të parëve tanë, madje disa prej tyre i mbajnë ende nen dry.

Austriaku Maximilian Lambertz ka thënë: Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve.

Përpjekja për te hequr fjalën barbare, torture, vrasje, nga historia është rishkrim i rrejshëm.

Çdo pushtues e sundues ka edhe barbare, ka patur Perandoria Osmane, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, Serbia.

Gjatë sundimit 500 vjeçar otoman (për këto te fundit, sllav e grek, i kemi përjetuar) ka patur tortura e vrasje, madje masive, dhe për ketë ka dokumente te bollshme, madje edhe foto.

Gjithçka që duhet bërë, është që të vizitohen arkivat e qyteteve te lartpërmendura dhe ngjarjet e çështjet historike t’i shohim ne rrethanat e asaj kohe, t’i interpretojmë pa emocion.

Sot mund ta konsiderojmë shtet aleat Turqinë, nesër Greqinë, pasnesër edhe Serbinë, por e kaluara nuk preket, nuk shlyhet, nuk zhbëhet.