“Sllobodan Millosheviqi kthehet në Kosovë” (VIDEO)
Sllobodan Millosheviqi u kthye prapë në Kosovë.

Lajme
Të martën mbrëma do të jetë live në Graçanicë.
Por, në një shfaqje artistike, të Teatrit të Prishtinës, në gjuhën serbe, provat për të cilën janë duke u finalizuar, njofton Klan Kosova.
“Slobodan Show” është një pjesë teatrale, që tregon jetën e ish-presidentit të vdekur të Serbisë, dhe gruas së tij, Mira, e cila jeton në Rusi.
Puna në këtë projekt e ka bërë regjisorin të kuptojë plot veprime bizare të atij që i ishte rezervuar nofka ”Kasapi i Ballkanit”, për shkak të krimeve që Serbia po bënte nëpër rajon.