Mogherini pas vizitës në Prishtinë: Të mbyllen plagët e së kaluarës

Gjatë javës që po lëmë pas në Kosovë qëndruan përfaqësuesit më të lartë të BE. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, shefja e diplomacisë, Federica Mogherini, dhe komisioneri Johanes Hahn.

Lajme

04/03/2018 13:22

 

Mogherini në blogun e saj personal gjatë natës së djeshme ka shkruar se Ballkani Perëndimor mund të jetë kolektivisht pjesë e Bashkimit Evropian.

Ajo thekson se së bashku me Thaçin, Veselin e Haradinajn diskutuan në lidhje me të ardhmen e Kosovës, dhe faktin se plagët e të kaluarës duhet të mbyllen.

“Është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe të marrim hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe gjithë Evropën. Ne diskutuam për këtë me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj, dhe kryeparlamentarin Veseli. Por edhe me një grup përfaqësuesish të shoqërisve civile në një diskutim të hapur”, shkruan Mogherini, transmeton lajmi.net

Ajo në shkrimin e saj ka përmendur edhe takimin e liderëve ballkanikë në Sofje të Bullgarisë.

“Biseda vazhdoi një ditë më pas në Sofje të Bullgarisë me gjashtë partnerët ballkanikë. Në muajt e ardhshëm ata kën një mundësi unike për t’i dhënë fund ndarjeve në Evropë, dhe për tu bashkuar në kontinentin tonë”, shkruan Federica Mogherini.

Ndryshe në vizitën që liderët evropianë e patën në Kosovë u theksua rëndësia e ratifikimit të demarkacionit për liberalizimin e vizave. /Lajmi.net/