Kështu është dashuria e vërtetë
Artistja indiane Nidhi Chanani e ka kuptuar më mirë se shumica e njerëzve se gjërat e vogla që i ndajmë me partnerin e bëjnë jetën tonë më të vlefshme.
Lifestyle
Kjo është arsyeja pse ajo bëri një set ilustrimesh të quajtur “Dashuria e Përditshme”, në të cilat ajo demonstron në mënyrë të bukur se si duhet të përmbushet çdo moment në një marrëdhënie, transmeton Gazeta Express.
Nidhi na bën me dije se çelësi i lumturisë në jetë është i thjeshtë: ne nuk e gjejmë lumturinë, e krijojmë vetë atë. Dhe këtë e bëjmë duke:
‘Luftuar’ me jastëkë
Duke dëgjuar muzikë së bashku
Duke mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira
Duke përshëndetur njëri-tjetrin kur vijmë prej punës
Duke vallëzuar së bashku
Duke u kënaqur së bashku
Duke gatuar së bashku
Duke ‘luajtur’ në kuzhinë
Duke udhëtuar së bashku
Duke dalë për të ecur së bashku – qoftë në ditë me shi apo me diell
Duke u kënaqur me momentin që ritakohemi
Duke kaluar ditën së bashku
Duke lexuar së bashku para gjumit
Duke iu zënë gjumi në krahët e njëri-tjetrit
Duke ngrënë mëngjes bashkë çdo ditë
Duke ngrënë së bashku natën vonë
Duke u përqafuar
Duke dalë
Duke i shijuar momentet e qeta së bashku
Duke kaluar kohë me fëmijët
Duke u plakur së bashku