Rexhep Selimi: Ja pse nuk e pranoj dekoratën nga Hashim Thaçi

Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të listës së dekoratave që ka ndarë presidenti Thaçi për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Lajme

16/02/2018 22:16

Në një reagim në Facebook, Selimi ka thënë se refuzon ta pranojë këtë dekorata nga “një person si Thaçi”.

Postimi i plotë:

NA PASKA DEKORUAR “PRESIDENTI”!

Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim.

Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi.

Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së.

Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu siç deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së.