ZYRTARE: Seanca për ratifikimin e demarkacionit mbahet të dielën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet të dielën.

Lajme

16/02/2018 18:58

Lajmi.net merr vesh se seanca është caktuar në orën 18:00, edhe pse paraprakisht ishte thënë se do të jetë në orën 10:00.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të mbahet me 18 shkurt.

Ajo ka thënë se ky vendim i Veselit përmban shkelje sepse sipas saj vendimi është marrë unanimisht nga kryetari i kuvendit, pavarësisht se mbledhja sipas saj nuk kishte kuorum.

“Ndonëse kjo mbledhje nuk kishte kuorum Kadri Veseli unanimisht vendosi që seanca për demarkacionin të mbahet në ora 18:00 më datën 18 të këtij muaji”, ka thënë Haxhiu.