Umtiti refuzon bisedimet e kontratës me Barcelonën, a do të jetë ky klubi i ri?
Samuel Umtiti ka hedhur në dyshim të ardhmen e tij te Barcelona.
Sport
Manchester United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga interesimi për Samuel Umtiti i cili së fundmi nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën.
Barca në kontratën e re mendoi për një klauzolë të re e cila do të kapte shifrat e 60 mln eurove.
Sipas Sport, United vetëm ka filluar bisedimet me Umtitin që në afati kalimtar të janarit. Është vetë trajneri nga Old Trafford, Jose Mourinho, që e pëlqen jashtë mase mbrojtësin.
Umtiti dhe Barcelona, kishin arritur një marrëveshje që në vitin e ardhshëm të vazhdohet kontratat. United pritet t’i ofrojë pagë prej 6 milionë euro neto, ndërsa Umitit kërkon ë Barcelona sa do pak ta ofrojë këtë shifër me kontratën e re.