Ish-zëdhënësi i Komunës së Prishtinës-Ahmetit: Lëshoje karrigen dembel
Sot komuna e Prishtinës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka njoftuar që do të mbyllet çerdhja "Yllka" për shkak të plasaritjes së objektit.
Lajme
Kur e ka parë gjendjen e objektit të cilën komuna e ka bërë publik në disa fotografi, ka reaguar ashpër një prind.
Prindi që dërgonte dy fëmijë në këtë çerdhe ka thënë se është stepur me gjendjen ku i ka dërguar fëmijët e tij.
Një kërkesë që të dorëhiqet nga karrigia, kryetarit Ahmeti i ka ardhur nga ish-zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Xhevdet Pozhari.
Pasi ka parë fotografitë, Pozhari ka thënë se ka dashur zoti që fëmijët nuk i kanë shkuar në arkivol në shtëpi. “Lëshoje karrigën dembel”, i ka kërkuar ai Ahmetit
Më poshtë mund të shihni reagimin e Pozharit, si dhe komunikatën me fotografi të Komunës./Lajmi.net/
Çerdhja “Yllka” paraqet rrezik, Komuna e Prishtinës i transferon fëmijët në tjera për disa muaj