Haradinaj: Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në kryetarin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.
Lajme
Haradinaj me anë të një postimi në facebook, ka thënë se vizita e presidenti slloven në këtë kohë konfirmon mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën.
Ai po ka thënë se Sllovenia ka qëndruar në krah të Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj
“Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar ai.
Presidenti i Sllovenisë gjatë ditës u është adresuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka bërë thirrje që Kosova të zgjidhë problemin me Malin e Zi rreth demarkacionit dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë./Lajmi.net/