Ndodh në Kosovë: Trajneri largohet ende pa e shijuar ndeshjen e parë
Aventura e Xhengis Rexhepit duket të ketë qenë jetëshkurtër në futbollin kosovar.
Sport
Tekniku tetovar që nga dita e shtunë (10/02/2018) nuk është më trajner i KEK-ut, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Rexhepi i cili erdhi në fillim të vitit te “elektricistët” për të zëvendësuar Sadat Pajazitin ka mbyllur aventurën e tij në Kosovë menjëherë pas fazës përgatitore të zhvilluar në Shqipëri.
Lajmin për Gazetasheshi.com e ka konfirmuar vetë trajneri Rexhepi si edhe drejtuesit e klubit nga Obiliqi, ndërkohë që menjëherë janë vënë në kërkim të një trajneri të ri.
KEK-u mbylli vjeshtën si lider në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Në afatin kalimtar të janarit është përforcuar me disa futbollistë cilësorë që mund të garantojnë fare lehtë rikthimin në Superligë.