Rrëzohet shtylla elektrike, këto fshatra të Drenasit mbesin pa rrymë
KEDS ka njoftuar se për shkak të rrëzimit të shtyllës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Drenasit.
Lajme
08/02/2018 10:26
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llapushniku, Orllati, Negroci, Vuçaku, Xhurgjica, Shkolla në LLapushnik dhe Kleçka e Re.
Këto fshatra do të mbesin pa rrymë nga ora 11:00 deri në ora 15:00./Lajmi.net/