Reali “thyen” bankën, 570 milionë euro për Hazard, Kane dhe De Gea

Real Madrid nuk është në nivelin e vitit të kaluar.

Sport

27/01/2018 16:17

Ende ka pa arritur në muajin shkurt, ‘Los Blancos’ ka humbur betejën për La Ligën, ku është kampion në fuqi, teksa në Kupën e Mbretit është befasuar duke u eliminuar nga Leganes.

E vetmja shpresë e këtij edicioni, është Liga e Kampionëve, dhe e aty e pret një sfidë aspak e lehtë përballë PSG-së.

Për t’u mos u përsëritur kjo gjë, Reali do të ndërhyjë fuqishëm në tregun e transferimeve gjatë verës.

Sipas ‘DailyMail’, ‘Los Blancos’ po përgatitet të shpenzojë deri në 570 milionë euro për Eden Hazard, Harry Kane dhe David de Gea./Lajmi.net/