Nëse ndodh kjo, Klopp shkarkohet nga Liverpool

Jurgen Klopp do të shkarkohet nga detyra nëse Liverpool e përfundon sezonin pa asnjë trofe të fituar,

Sport

27/01/2018 13:56

Jurgen Klopp rrezikon të shkarkohet nga posti i menaxherit në Liverpool.

“The Express” shkruan se strategu gjerman ka marrë një paralajmërim nga drejtuesit e “Reds” në lidhje me statusin e tij.

Klopp do të shkarkohet nga detyra nëse Liverpool e përfundon sezonin pa asnjë trofe të fituar, përcjell “lajmi.net”.

Klopp është nën presion të arrijë sukses me ekipin nga Anfield pas blerjeve të mëdha në ekip në vitin e fundit përfshirë sulmuesin Mohamed Salah dhe mbrojtësin Virgil van Dijk. /Lajmi.net/