Ahmeti thotë se flamuri të rrethi do të kthehet, i pelqen veprimi i artistit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se flamuri kombëtarë i hequr sot te rrethi do të kthehet.

Lajme
Ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për veprimin e heqjes së këtij flamur i zëvendësuar me një flamur të ‘offside-it’.
Ahemti ka thënë se kjo është bërë në formë proteste nga artisti Driton Semani. Kryetari i Prishtinës në një postim në facebook ka publikuar edhe arsyetimin e këtij veprimi që ka bërë artisti Semani.
Posti i Ahmetit
Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur një flamur tjetër i offside-it.
Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani. Me vonë e gjeta edhe shpjegimin që po e bashkangjes këtu.
Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti.
Offside!!!