Bayern Munich apo Barcelona, kush do ta transferojë këtë super talent?
Spanjollët kanë kohë që e ndjekin mbrojtësin, pasi e shikojnë si alternativën e duhur për të ardhmen.

Sport
Barcelona e Bayern Munich janë vënë në ndjekje të talentit të Ajaxit të Amsterdamit, Matthijs de Ligt.
18-vjeçari po bën një paraqitje shumë të mirë me fanellën e “harkëtarëve”, duke tërhequr vëmendjen e dy prej skuadrave më të mira në botë.
Spanjollët kanë kohë që e ndjekin mbrojtësin, pasi e shikojnë si alternativën e duhur për të ardhmen.
Përsa u takon bavarezëve, skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes është në avantazh ndaj spanjollëve pasi ka bërë hapa përpara për ta federuar talentin.