PREMIERË: “I pakapshëm” publikohet nga Capital T

Reperi Capital T nuk ka të ndalur me projekte të reja.

ShowBiz

27/01/2018 12:04

“Yoko Ono” titullohet kënga e tij e fundit të cilën e solli në duet me Granit Dërgutin, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, Capital T gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar për publikimin e projketit të tij më të ri.

“I pakapshëm” titullohet kënga më e re e Capos, të cilën reperi sapo e publikoi shumë pak ditë pasi lansoi edhe këngën tjetër me titull “Infinit”.

Këtë projekt, reperi e solli të shoqëruar me një video me “emoji”, ndërsa si gjithmonë edhe kësaj radhe me një stil të veçantë të të kënduarit.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Capital T. /Lajmi.net/

YouTube player