Pas Labinot Tahirit, edhe një dorëheqje nga AKR-ja
Kryetari AKR-së në Pejë, Xhevdet Krasniqi, partisë së zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kreut të këtij subjekti në komunën e Pejës.

Lajme
Nuk janë bërë të ditura shkaqet thelbësore të dorëheqjes.
Njoftimin për media të dorëheqjes së pakthyeshme e ka bërë vet kryetari i gjertanishëm Krasniqi pa i komentuar arsyet dhe shkaqet.
“Dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së AKR-së – Pejë. Për çështje personale dhash dorëheqje të pa revokueshme nga posti i kryetarit të degës së AKR-së, ne Pejë.”- ka shkruar Xhevdet Krasniqi.
Kujtojmë që pak ditë më parë Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga kryesia e partisë së Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta Metro.