Seedorf befason tifozët me klubin e ri

Clarence Seedorf është kandidat për postin e trajnerit të Deportivo La Corunas.

Sport

27/01/2018 09:29

Clarence Seedorf ka ofertë për rikthim në postin e trajnerit.

Ish mesfushori i Milanit mund të angazhohet në La Ligë.

Mediat spanjolle raportojnë se Seedorf është kandidat për postin e trajnerit të Deportivo La Corunas, përcjell “lajmi.net”.

Pas përvojës si trajner në Milan dhe Shenzen, Seedorf ka shfaqur gatishmëri të rikthehet si strateg te skuadra e njohur nga La Liga. /Lajmi.net/