Dua Lipa e para në top 40 radiot amerikane, befasi e bukur e priti në studio
Ylli kosovar që po shënon famë ndërkombëtare, Dua Lipa vazhdon me arritjet në tregun e huaj.

ShowBiz
Këngëtarja së fundi ka publikuar projektin “IDGAF”, këngë e cila është pritur shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka bërë të ditur se projekti i saj “New Rules” edhe pas shumë sukseseve po arrin t’i sjell asaj të arritura.
Kënga është renditur e para në top-listat amerikane e për këtë gjë Dua njoftoi përmes një postimi ku tregon edhe se asaj iu dërguan shumë balona në studion ku po qëndronte.
Kënga “IDGAF” deri tani ka marrë mbi 51 milionë klikime dhe po ecë rrugës së “New Rules”. /Lajmi.net/