Alban Skënderaj mesazh prekës për Sidorelën: Sot je idhulli im

Kantautori Alban Skënderaj është artist shumë i suksesshëm shqiptar.

ShowBiz

27/01/2018 08:00

Me këngët e tij, këngëtari ka bërë për vete një publik të madh në numër, madje ka të tillë që e konsiderojnë idhull, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, Albani ka vizituar një fanse të tij me emrin Sidorela e cila është e paralizuar dhe i bëri befasi të tillë që e gëzoi shumë atë.

“idorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymezim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend paster ❤️ @sidritbejleri @ilir.hoxholli“, ka shkruar Albani mbi foton në Instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit nga ky këngëtar është “More than a song”, bashkëpunim ky me gruan e tij, Miriam Cani. /Lajmi.net/