Klopp flet për të ardhmen e Sturridge

Jurgen Klopp nuk është në dijeni për ndonjë zhvillim rreth së ardhmes së sulmuesit Daniel Sturridge.

Sport

26/01/2018 19:34

Sulmuesi anglez që vetëm në pesë ndeshje është paraqitur nga fillimi në Premierligë, ka qenë i lidhur me një transferim te skuadra si Inter, Sevilla dhe West Ham.

Por në lidhje me këto spekulime, nuk është në dijeni trajneri Jurgen Klopp.

Ai në konferencë për shtyp ka thënë se Sturridge mund të jetë pjesë e skuadrës së Liverpoolit që të shtunën përballet me WBA në ‘FA Cup’./Lajmi.net/