Kosova U19 shkatërron Kazakistanin
Ekipi U-19 i Kosovës ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për rrethin elitë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet prej 21 deri më 27 mars në Portugali, njofton FFK.

Sport
Pasi në ndeshjen e parë Kosova mundi Azerbajxhanin, me rezultat 1:0, sot Kosova ka shënuar një fitore bindëse kundër Kombëtares U-17 të Kazakistanit.
Në të vërtete edhe pse rezultati ishte i thellë prej 4:0, Kazakistani u tregua mjaft i mirë, por djemtë e skuadrës tonë U-19 bën diferencën.
Shënues për Kosovën ishin Edison Kqiku, Lot Celina, Liridon Balaj dhe Egzon Gashi./Lajmi.net/