Arsyet pse boronicat janë frutat më të shëndetshme në botë

Një studim i kryer së fundmi i rendit boronicat në krye të listës për aftësitë antioksiduese, krahasuar me 40 lloje frutash të tjera.

Lifestyle

26/01/2018 17:58

Studiuesit amerikanë kanë arritur në përfundimin se boronicat janë shumë efektive për të luftuar radikalet e lira, kolesterolin e lartë dhe infeksionet.

Luftojnë plakjen
Boronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.

Luftojnë kancerin
Boronicat kanë në përbërje të tyre elementë, të cilët nxisin disa lloj enzimash të parandalojnë kancerin dhe rritjen e qelizave tumorale në rast të shfaqjes.

Lehtësojnë diarrenë
Në Suedi, boronicat e thata përdoren për të kuruar diarrenë te fëmijët. Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.

Rrisin përqendrimin dhe kujtesën
Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër. Antocianina, e cila i jep frutit ngjyrën blu, vepron si mbrojtës për neuronet.

Janë të dobishme për shtatzëninë
Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna. Gjithashtu, fibrat në përbërje të tyre ndihmojnë tretjen dhe jashtëqitjen.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.

Parandalojnë infeksionet urinare
Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve. Ai sulmon bakteret që ngjiten te qelizat e mureve të traktit urinar.