Dështon transferimi i Dzekos, Chelsea bën zgjidhje te Arsenali

Chelsea janë duke shikuar mundësitë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Oliver Girouad, gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

26/01/2018 17:29

Dështimi për të sjellë sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, dhe mundësitë e mëdha të largimit të Michy Batshuayi në huazim, ka bërë të ‘Blutë’ e Londrës të mendojnë seriozisht për sjelljen e një emri në fazën e sulmit, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit.

Emri i ri që është prezantuar në media për sulmin e Chelsea, është Oliver Giroud.

31 vjeçari francez po ashtu është duke shqyrtuar largimin, pasi me ardhjen e Alexandre Lacazette, ka humbur dukshëm besimin e trajnerit Arsene Wenger./Lajmi.net/