Ahmeti falënderon ambasadoren e Turqisë për realizim e projekteve në kryeqytet

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli takuan sot Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajme

26/01/2018 16:39

Ahmeti falënderoi ambasadoren për ndihmën që i ka dhënë Komunës së Prishtinës, veçanërisht përmes projekteve të realizuara deri tash nga TIKA.

Bashkëpunimet e tilla do të vazhdojnë, dhe si rrjedhojë presim realizimin e disa projekteve të tjera të mira për kryeqytetin./Lajmi.net/