Mourinho ka një lajm të keq për tifozët e Man Utd
Manchester United nuk planifikojnë të bëjnë blerje të reja pas ardhjes së Alexis Sanchezit nga Arsenal.

Sport
Jose Mourinho ka konfirmuar se Manchester United ka mbyllur përforcimet për afatin kalimtar të janarit.
Menaxheri portugez ka theksuar se “Red Devils” nuk planifikojnë të bëjnë blerje të reja pas ardhjes së Alexis Sanchezit nga Arsenal.
“Tuanzebe do të huazohet, askush nuk do të largohet; askush nuk do të vijë. Edhe afati veror do të jetë i shkurtër për ne”, ka thënë Mourinho. /Lajmi.net/