Kurteshi thotë se hetimi ndërkombëtar për Astrit Deharin po pengohet qëllimshëm
Në një konferencë për gazetarë Sami Kurteshi ka folur rreth shkrimeve në media se prokuroria po përgatit dokumentet në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit për t’i dërguar për ekspertizë dhe superekspertizë në Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Zvicrën Franceze.

Lajme
Ky institucion është zgjedhur nga familja e Astrit deharit për ta hetuar vdekjen e tij.
Në konferencë Kurteshi tha se as familja e as avokati i familjes Dehari nuk kanë kërkuar ekspertizë, por hetim të plotë.
“Kjo është një çështje që nuk mund të lihet kështu e nuk duhet të lihet kështu për një arsye, sepse as familja, e as avokati nuk kanë kërku thjesht auditim të dokumenteve dhe fakteve të cilat deri më tani i kanë mbledhur prokuroria dhe policia në lidhje me rastin Dehari”, tha Kurteshi.
Ai deklaroi se ish-pushtetit po i konvenon që ky rast të mos zbardhet.
“Ky pushtet ka arsyet e veta që të mos lejojë ni hetim ndërkombëtar të pavarur të rastit për dyshimet që i ka edhe familja, edhe avokati, se diçka janë të interesuar të fshehin”, tha Kurteshi, duke folur për Qeverinë Mustafa dhe ministren e Drejtësisë në të Dhurata Hoxhën, raporton Kallxo.com
Kurteshi tha se familja kërkon hetim të plotë.
“Familja dhe avokati kanë kërkuar hetim të plotë ndërkombëtar të rastit Dehari, kjo do të thotë hetim dhe krijimi i të gjitha provave që i drejtohen një institucioni profesional”, tha Kurteshi.
Astrit Dehari vdiq derisa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016.