Januzaj largohet nga Real Sociedad, transferohet në Serie A?

Roma ka ringjallur interesimin për transferimin e tij dhe e pret në Stadio Olimpico.

Sport

26/01/2018 13:14

Adnan Januzaj ka ofertë për largim nga Real Sociedad.

Mesfushori ka zgjuar interesim nga Roma, raporton portali “Tuttomercatoweb”.

Januzaj u largua nga Manchester United duke vazhduar karrierën në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Por, Roma ka ringjallur interesimin për transferimin e tij dhe e pret në Stadio Olimpico, në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/