Ish-Ministri i reagon Dardan Gashit: Ka kaluar koha kur është dashur të gjuhet me armë

Ish-Ministri i Diasporës, Valon Murati, njëherësh kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka reaguar sot për interpelancën e gjuajtjes me armë nga Ministri i tanishëm i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Lajme

26/01/2018 12:40

Murati shkruan në Facebook se kjo është një shkelje ligjore në emër të traditës, dhe politika do të duhej ta shkarkonte atë, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes, transmeton lajmi.net.

Sipas Muratit ka kaluar koha kur është dashur të gjuhet me armë, dhe sot monopolin e armëve e ka Policia e Kosovës dhe FSK-ja.

Ky është reagimi i plotë i Muratit në Facebook:

 “Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat” shkruan Murati. /Lajmi.net/