Perez sjell në Real Madrid një super përforcim nga Milan
Florentino Perez kërkon kapitenin e "Rossonerëve" për partner të Sergio Ramosit.

Sport
Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e mbrojtësit të Milanit, Leonardo Bonucci.
“Don Balon” raporton se presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez kërkon kapitenin e “Rossonerëve” për partner të Sergio Ramosit.
Bonucci erdhi në Milan në verën e vitit të kaluar nga Juventus por ka zgjuar spekulime rreth largimit nga San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Ardhja e tij në Real Madrid mund të ndodhë në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/