Politikanët në një superderbi në SUPER SFIDA

Këtë të dielë dueli më i fortë mes politikanëve, por tani jo në garë për votë por në shoun SUPER SFIDA

ShowBiz

26/01/2018 09:36

Këtë të diele në ora 20:00 në RTK fillon gara në mes ekipit të Mitrovices vs Prishtinës. Për ekipin e Mitrovicës do të garojë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka, ndërsa për ekipin e Prishtinës do të garoj nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, Ganimete Musliu dhe Lirak Çelaj

YouTube player

Për herë të parë, ekipi i shout Super Sfida ka vendosur t’i ftojë në garë mysafirët nga politika, nga promo shihet se pritet një Super Derbi një shou i jashtëzakonshëm me të gjitha elementet dramë, tension, humor, inat, gëzim, hidherim dhe ngjarje spektakolare.

Mos harroni të diele të gjithë para ekranit 20:00 në RTK