Tronditëse, anëtarja e Kryesisë thotë se ka pasur ngacmime seksuale në Vetëvendosje
Përderisa Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha që në këtë parti ka pasur keqtrajtime të grave, ky debat është zgjeruar edhe më shumë gjatë ditës të sotme.
Lajme
Deputetja nga rradhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina (krahu i Dardan Molliqajt dhe të tjerëve), ka demantuar një gjë të tillë, duke thënë se asnjëherë nuk ka ndëgjuar për këto probleme në Vetëvendosje.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes si dhe drejtuesja e Sekretariatit të gruas aktiviste, Nazlie Bala, ka zgjeruar çështjen në fjalë, duke thënë që ka pasur ngacmime në Vetëvendosje, mirëpo kanë ndodhur fshehurazi, transmeton lajmi.net.
Sipas Balajt, këto ngacmime kanë qenë të natyrës së paragjykimit apo të mospranimit të refuzimit.
Bala në Facebook shkruan se këto raste i kanë marrë vesh drejtpërdrejt nga vajzat e përfshira në këto ngacmime.
Ky është reagimi I plotë I Balajt në Facebook:
Ne shoqerite patriarkale, ku bejme pjese edhe ne, ekziston nje kulture sipas se ciles vajza e gruaja nese thote “po” akuzohet si e pamoralshme, e nese thote “jo” akuzohet si konservatore dhe e prapambetur. Kjo eshte shume ofenduese, sepse vajzat e grate, te pakten brenda nje Levizje emancipuese, duhet te shihen si te zonjat e vetes, jo si prone e dikujt.
Ka pasur ngacmime, kjo nuk ka qene kulture e pergjithshme as e pranueshme, por ka ndodhur fshehur, prej nje numri te vogel personash. Keto ngacmime i kemi marre vesh nga ankesat e vajzave te perfshira drejtperdrejt.
Ngacmimet me shpesh nuk kane qene te drejtpedrejta, por pershembull e kane pasur natyren e paragjykimit apo te mospranimit te refuzimit, psh nese nje vajze nuk e ka pranu ftesen e perseritur dhe kembengulese per te dale ne mbremje per birra, ajo pastaj eshte etiketuar dhe eshte larguar. Por ka patur edhe raste te drejtperdrejta.
Ne kemi hasur ne pengesa me adresimin e ketyre ceshtjeve me perpara, per shkak se vendimet ne SP pergjithesisht jane marre me vendim direkt te ish sekretarit. Une nuk di asnje rast ne Levizje, jo vetem ne lidhje me kete problem, qe te jete bere dicka ndryshe nga cka ka vendosur ai.
Kerkesa per te folur me emra konkrete eshte kerkese per thellim te abuzimit. Me emra konkrete mund te flasin vetem personat qe jane ndjere te abuzuar, eshte vendimi i tyre. Per mendimin tim ato e kane bere nje veprim te guximshem duke adresuar ngacmimet ne Levizje, dhe Levizja duhet te marre masa.
Edhe nje here kemi per detyre te tregojme se jemi ndryshe nga te tjeret – pikerisht duke marre masa dhe duke i adresu keto shqetesime.” shkruan Bala /Lajmi.net/