Veprat e shkrimtareve gra janë shitur më së shumti në 2017
Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për shkrimtaret në Britaninë e Madhe.
Fun
Sipas analizës së tregut librar, kategoria e fiksionit dominohet nga gratë pasi në Top 10 gjendet vetëm një burrë, njofton Klan Kosova.
Vendin e parë e zë Margaret Atwood, e cila u bë novelistja e vitit 2017 edhe për shkak të ekranizimit të suksesshëm veprës së saj The Handmaid’s Tale (Rrëfenja e shërbëtores).
Elena Ferrante u gjend në vendin e pestë, Zadie Smith në të tetin, kurse Arundhati Roy në të dhjetin.
Shkrimtari i vetëm burrë në këtë listë është Haruki Murakami, në vendin e gjashtë.
Lista e plotë me numrin e ekzemplarëve të shitur dhe përfitimet financiare
1. Margaret Atwood
Ekzemplarët e shitur: 394,459 copë
Shuma: 3,142,895 euro
2. Sarah Perry
Ekzemplarët e shitur: 221,699 copë
Shuma: 1,837,785 euro
3. Helen Dunmore
Ekzemplarët e shitur: 145,825 copë
Shuma: 1,275,829 euro
4. Naomi Alderman
Ekzemplarët e shitur: 154,930 copë
Shuma: 1,222,437 euro
5. Elena Ferrante
Ekzemplarët e shitur: 104,557 copë
Shuma: 1,184,874 euro
6. Haruki Murakami
Ekzemplarët e shitur: 110,397 copë
Shuma: 1,165,113 euro
7. Ali Smith
Ekzemplarët e shitur: 113,456 copë
Shuma: 1,165,039 euro
8. Zadie Smith
Ekzemplarët e shitur: 135,544 copë
Shuma: 1,150,045 euro
9. Maggie O’Farrell
Ekzemplarët e shitur: 139,854 copë
Shuma: 1,098,451 euro
10. Arundhati Roy
Ekzemplarët e shitur: 72,999 copë
Shuma: 1,073,061 euro