Pacienti me alzheimer i propozon martesë gruas së tij, pas 34 vitesh jete bashkë
Një pacient me alzheimer i cili kishte harruar se ishte martuar me gruan e tij tash e 34 vite, i kërkoi asaj që sërish të martoheshin.
Lifestyle
Linda Joyce, 64 vjeçare, pati ditën më të lumtur të jetës të shtunën kur iu propozua martesë nga burri i saj 68 vjeçar, Michael Joyce, raporton dailymail, transmeton lajmi.net
Pasi Michael e mori përgjigjen pozitive, Linda kërkoi ndihmë për organizimin e dasmës dhe vetëm një javë më pas ndodhi dasma e tyre.
Javën që u martuan, Michael nuk e harroi fare martesën e dytë me gruan e tij, dhe kjo ishte e pabesueshme për Lindën.
Atë e ka kujtuar plot gjashtë ditë, dhe natyrisht ishte një bekim për ta. /Lajmi.net/