Pogba prezanton veturën e re, zbulohet edhe çmimi i saj

"The Sun" ka publikuar fotografitë e Pogbas i cili erdhi në qendrën stërvitore të "Red Devils" me një Rolls Royce Black Badge.

Sport

19/01/2018 09:15

Paul Pogba ka rikthyer formën e mirë pas lëndimit dhe suspendimit që i shkaktoi telashe ekipit të Manchester United.

Ai po ashtu ka shpërblyer veten me një veturë super luksoze.

“The Sun” ka publikuar fotografitë e Pogbas i cili erdhi në qendrën stërvitore të “Red Devils” me një Rolls Royce Black Badge, përcjell “lajmi.net”.

Vetura e re e yllit francez i ka kushtuar atij rreth 250 mijë funte. /Lajmi.net/