1 milion “Pika shiu” për Enin dhe Gencin
Dy javë më parë, dyshja Eni Koci dhe Genc Prelvukaj sollën duetin e radhës.
ShowBiz
Pas një bashkëpunimi të suksesshëm, Eni dhe Genci publkuan këngën me titull “Shi bie në Tiranë”, shkruan lajmi.net.
Projekti po pritet mirë nga publiku dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh në kanalin YouTube.
Për këtë gjë, Eni është shprehur e lumtur dhe në llogarinë e saj në Instagram ajo ka shkruar “1 milion pika shiu te verteta, faleminderit njerëz”.
Kujtojmë që dyshja tash e një kohë përfliten për një lidhje të mundshme, ani pse nuk e pranojnë dyshja shumë herë janë “kapur” nga paparazët bashkë. /Lajmi.net/