Rita Ora publikon imazhet topless të realizuara gjatë këtij viti

Ylli i njohur, Rita Ora ka “ndezur” rrjetin me imazhet nudo para se të hyjmë në 2018.

ShowBiz

29/12/2017 23:59

Këngëtarja hoqi të gjitha në prag të Vitit të Ri, të gjitha ato fotografi i postoi në Instagramin e saj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

27 vjeçarja kishte pozur me një palë syze dielli dhe e kishte mbuluar gjoksin teksa fotografohej gjysmë e zhveshur.

Ritia është shndërruar në fytyrën e markës së të brendshmeve Tenezis dhe vazhdimisht befason me veshjet në paraqitjet publike, së fundi ajo zbuloi një bashkëpunim me Liam Payne.

Sa i përket jetës private, këngëtarja së fundi është zbuluar se është në lidhje me muzikantin, Andrew Watt, besohet se çifti janë në lidhje për më shumë se një vit por e kanë mbajtur lidhjen e fshehtë. /Lajmi.net/