Dua apo s’dua unë!
Reflektim për votimin e Shqipërisë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së dhe dëmi që iu bë raporteve me Amerikën dhe miqësinë tonë të vjetër me popullin hebre.
Lajme
Në nëntor të 2016 u arrestuan plot 18 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës, që të gjithë shqiptarë. Me bujë e potere u lavdërua puna e strukturave shtetërore në parandalimin e një sulmi të madh terrorist që do të kryhej ne stadiumin Loro Borici kundër lojtarëve izraelitë.
Deri këtu asgjë gramatikisht e keqe: shërbimet inteligjente punojnë, policia vepron, çdo gjë ka sens e kuptim. Merret me mend mburrja ime në ambientet ku shtetas nga Izraeli e Sh.B.A-të janë në punë dhe ku kam fatin dhe kënaqësinë t’i takoj gati përditë. Mburresha, fytyra ime kishte atë shprehjen: E SHIHNI KUSH JEMI NE SHQIPTARËT…? Nuk nguroja dhe e thosha gati përditë, mbase duke u bere pak edhe i bezdisshëm.
Një ditë nga fillimi tetorit me vjen një mik i vjetër nga Netaniah (qytet ne Izrael) dhe në bisedë e sipër, gjithë mburrje i bëra rezymene shqiptare, duke e ngjyrosur e sherbetosur mirë e mirë. Sauli, ky burrë i mençur e plot edukatë, më ndiqte me vëmendje e më miratonte fjalët me një fisnikëri mirënjohëse dhe u prek. Pas disa ditësh, diridambesh e figurash prej shpëtimtari më bëri një pyetje që më gozhdoi.
– Nëse z. Trump do të miratonte një vendim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, ju shqiptarët, vërtet jeni kaq pro amerikane dhe pro izraelit sa të lini mënjanë interesat evropiane dhe qeveria shqiptare të veprojë pro nesh?
U mata t’i thosha -PO! por më ngeci për dreq fjala në grykë. Mu kujtuan akrobacitë e qeveritarëve tanë në vite. Mu kujtuan bëmat dhe trimëritë. Mu kujtua parlamenti ynë me deputetë të nderuar e të mençur brenda. Mu kujtua pjekuria e deputetëve dhe maturia e tyre në arenën ndërkombëtare. Mu kujtuan te gjitha në një fraksion sekonde e më erdhi për të vjellë.
-Me fal Shef!?- i thashë Saulit të mençur, – dua apo s’dua unë ne ….
zëri mu vagëllua si pijanec në ditë më dëborë.
Po kjo pike e zeze mendova. Çfarë ishte ky zë prej maçoku plak që më doli nga gryka? Puuu, pika burrit.
Ai qeshi miqësisht e duke më hequr si me dorë atë dreq sikleti me tha.
-EL, çdo popull e bën vetë historinë. Mos vër baste për pro apo kundër në këto lloj vorbullash diplomatike. -Ju- vazhdoi me zë të butë,- do e bëni si Juda Iskarjoti. Jo një herë, por dy herë e tre herë do na dilni kundër nesh dhe Amerikës.
Me erdhi plasja. Doja t’i kthehesha si di një kamzali si unë por u përmbajta duke mu kujtuar ajo mut hierarkie.
-Do ta shohim-kërcënova unë.- por po doli ndryshe? – e pyeta me një zë prej trimi kartonash.
Qeshi e me blatoi dhuratë të marrë. “Shtëpia ime në kodrat e Netaniahut është jotja”, më tha.
Qesha fërkova duart si hebre e çam bashkë ….
Kaluan 3 muaj. Me padurim ndiqja lajmet e zhvillimet ndërkombëtare.
Qeveria jone bëri atë që s’pritej dhe u bë në një grup me Serbinë dhe bilmezë të tjerë. Me la pa shpi buzë detit në Netaniah.
Tani kur takohem me miq izraelitë e amerikane ata me flasin për sportin e motin. Ndonjë me pyet edhe me shpoti:
-EL, SI ËSHTË MOTI NË NETANIAH?