Hulumtimi: Mbrojtja e prodhimit vendor prej arritjeve më të mëdha të qeverisë Haradinaj
Qytetarët e Kosovës mendojnë se tri arritjet më të mëdha të qeverisë së Ramush Haradinajt në 100 ditët e para e para janë energjetika, shëndetësia dhe stimulimi i prodhimeve vendëse.
Lajme
Në një sondazh që është bërë me qytetarët nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza, ata janë përgjigjur se kryeministri Haradinaj është angazhuar më shumë në energjetika rreth shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Pastaj 28% të arritur shohin edhe në shëndetësi duke u bazuar në vizitat e shpeshta të kryeministrit Haradinaj në QKUK.
17 % të qytetarëve e shohin si të arritur stimulimi i prodhimeve vendëse që është bërë nga Ministria Tregtisë dhe Industrisë.
“32 % energjetika e qytetarëve kanë thënë se shpronësimi në Hade dhe Shipitullë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është e arritur e qeverisë Haradinaj, pastaj 28% të arritur shohin edhe në shëndetësi dhe qytetarët kanë parë me vizitat e shpeshta të kryeministrit Haradinaj në QKUK. 17 % te stimulimi i prodhimeve që është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është një prej të arriturave më të mëdha”, ka dalë nga ky hulumtim.