Kosovari i vetëm nga Ballkani që prezantoi punim shkencor në Amerikë (Video)
Alban Rashiti, inxhinier i IT-së, ka arritur ta jetë i vetmi nga Kosova dhe Ballkani që të prezantohet me një punim shkencor në konferencën ndërkombëtare mbi shkencën kompjuterike dhe inteligjencën kompjuterike që është mbajtur në Las Vegas të Amerikës.
Lajme
Rashiti ka thënë se përveç barrës që ka pasur për ta prezantuar punimin sa më mirë, e ka pasur për detyrë që ta prezantojë edhe Kosovën si një shtet të ri që ka talenta.
Rashiti është prezantuar me punimin shkencor “Adaptimi i algoritmit Levenshtein për Gjuhën Shqipe”.
Rashiti ka thënë se ka bërë disa adaptime dhe modifikime që ky algoritëm të funskionojë mirë edhe për Gjuhën Shqipe dhe ia ka arritur të ketë sukses.
“Kam punuar më shumë se një vit, dhe në fund kam arritur sukses”, ka thënë ai.
Rashiti ka thënë se vështirësit në Kosovë janë të zakonshme.
Në këtë konferencë kanë qenë mbi 500 pjesmarrës në më shumë se 60 shtete të botës.