Porositi film për të bijën, sollën produkt për të rritur

Shireen Phillips nga Devoni i Anglisë, kishte porositur përmes internetit një DVD me filmin e preferuar të bijës së saj, por në shtëpi i arriti diçka tjetër.

Fun

25/12/2017 12:03

Me të hapur pakon, vogëlushja ka mbetur e hutuar kurrë prej aty dolën 24 prezervativë, transmeton Telegrafi.

Prezervativët që i arritën në shtëpi

“Çfarë janë këto, nuk i paskam parë ndonjëherë”, shpjegon Phillips momentin kur vajza kishte marrë paketimet dhe nuk dinte çfarë po ndodhte.

Megjithëse u mundua t’ia shpjegonte që kjo ishte një ngatërresë e kompanisë postare, ajo ishte shumë e mllefosur që nuk ia sollën filmin që do ta shikonte gjatë festave të fundvitit.