Veseli: Krishtlindjet një festë e madhe që përçon mesazhin e shpresës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët katolik.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/12/dsc-0006_4163.jpg)
Lajme
Ai ka thënë se kjo festë përçon mesazhin e shpresës.
“Të gjithë bashkëkombësve tanë të besimit katolik ua uroj kremten e Krishtlindjes. Kjo është një festë e madhe që përçon mesazhin e shpresës, të humanizmit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen. Gëzuar për shumë mot”, ka shkruar Veseli në Facebook./Lajmi.net/