Ia vjedhin çantat me para dhe dokumentet
Policia ka njoftuar se ankuesja femër ka raportuar se në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dy persona ia kanë vjedhur dy çanta me dokumente personale dhe të holla kesh.
Lajme
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:40.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur pasi i kanë thyer veturën të cilën e kishte parkuar. Nga vetura i kanë vjedhur dy çanta dore, në të cilat kishte dokumentet personale, 120 € dhe 20 franga zvicerane”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.