Çelësi i suksesit sipas miliarderit të Amazon

Natyrisht që suksesi nuk matet sipas parave që posedoni. Sidoqoftë, marrja e këshillave nga dikush që është miliarder, mund të jetë veprim i mençur. Sipas Jeff Bezos, miliarderi i Amazon, jep më poshtë tri këshilla si të keni sukses.

Fun

23/12/2017 15:41

Bëhu kokëfortë dhe fleksibil

Po, është e mundur të kesh të posedosh të dyja. Bezos thotë se ‘nëse nuk jeni kokëfortë, do të hiqni dorë nga eksperimentet shumë shpejt dhe nëse nuk jeni fleksibil, do ta përplasni kokën tuaj pas murit dhe nuk do të shihni zgjidhje për problemet në të cilat hasni përpara,’ transmeton lajmi.net

 

Bëhu i kënaqur nga klienti, mos u shkëput nga kolegët

Ata nuk thonë pa arsye se ‘konsumatori gjithmonë ka të drejtë.’

Në fund të fundit, konsumatorët janë ata që e mbajnë biznesin pezull. Siç thotë Bezos, ju nuk duhet të lejoni që të shpërqendroheni nga ajo që sjell më shumë sukses.

‘Ka shumë mënyra për t’u fokusuar në mënyrë që të keni sukses…’

Trajtoni të gjithë mirë dhe në mënyrë të drejtë

Edhe një praktikant mund të kontribuojë jashtëzakonisht shumë nëse ideja e tij mbështetet me të dhëna të  mira. ‘Gjëja më e mirë për vendimet e bazuara në fakte është se ato e anashkalojnë hierarkinë,’ thotë Bezos.

‘Personi më i ri në kompani mund të fitojë argumentin me personin më të ngritur në lidhje me një vendim i cili bazohet në fakte.’

Nga ana tjetër, idetë e bazuara në intuitë duhet t’i lënë drejtuesit ekzekutivë me përvojë. Në fund të fundit, përvoja mbetet e rëndësishme për disa gjëra…

Ndiqni më poshtë këshillat e tij. /Lajmi.net/

YouTube player