Mustafa: Për LDK-në çështja e Gjykatës Speciales është e mbyllur, i besojmë SHBA-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ajo që ka ndodhur sonte në Kuvendin e Kosovës ishte një propozim i cili i ishte i papranueshëm për LDK-në, dhe është i papranueshëm edhe për shtetin e Kosovës.

Lajme

22/12/2017 23:01

“Ne e kemi sjell Ligjin në Kuvendin e Kosovës të vetëdijshëm që Kosova duhet të ballafaqohet dhe ta pastrojë të kaluarën. Të gjithë ne kemi llogaritur se drejtësia është në anën e Kosovës dhe në anën e njerëzve të saj, dhe sot nuk ka asnjë arsye që të suprimohet ajo që është arritur më parë. Të gjitha vendimet i kemi marrë në koordinim të plotë me miqtë tanë, SHBA-në dhe BE-në dhe si LDK do të vazhdojmë ta ruajmë këtë miqësi”, ka thënë Mustafa, i shoqëruar nga deputetë të LDK-së.

Ai ka thënë se LDK-januk do ta përkrahë këtë iniciativë dhe në asnjë rast nuk do të lejojë që të rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe të kthehet Rezoluta 1244.

“Për ne është çështje e përfunduar, sepse konsiderojmë se nuk ka asnjë arsye që të vazhdohet tutje. Ne i besojmë njerëzve tanë, i besojmë SHBA- së.

Si LDK e përkrahim qëndrimin e grupit tonë parlamentar dhe do të provojmë që të bashkëpunojmë me partitë tjera, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë në pushtet që të mos rrezikojmë shtetin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.